Anëtari i Kryesisë së PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn

Anëtari i Kryesisë së PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke e quajtur LVV-në parti të krimit dhe të mollotovit.

Në një status në Facebook, Tahiri e quan kriminel deputetin Dardan Molliqaj, i cili sipas tij, është de fakto kryetar i kryeqytetit i cili është kthyer “në vendin e krimit”.

“E kam dëgjuar një thënie prej një eksperti të së Drejtës Penale, që thotë: Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. A e keni vërejtur që sa herë ia nxjerrim aferat korruptive Shpend Ahmetit, pas pak i del në mbrojtje vetëm krimineli Dardan Molliqaj. Kjo nuk do koment të dashur qytetarë, krimineli Molliqaj defakto ka qenë Kryetar i Prishtinës dhe krimet i kanë bërë bashkë dhe pa dyshim që bashkë do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, më partë e tenderëve të komunës, Vetëvendosje ka blerë mollotov për t’i djegur institucionet.

“Me taksat e qytetarëve paguan mercenarë për të shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. I punësuan mbi 500 militantë të tyre në administratën e Prishtinës, që buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtuan rreth 3 milionë euro”, ka thënë ai.

Tahiri ka akuzuar Vetëvendosjen për punësimin e qindra militantëve në Ndërmarrje Publike të kryeqytetit. /Insajderi.com