Sejdiu flet për AKR-në pa Labinot Tahirin

Sejdiu flet për AKR-në pa Labinot Tahirin

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu nuk dëshironte të komentonte për qëndrimin e deputetit të zgjedhur nga partia e tij, Labinot Tahiri, për zgjedhjen e qeverisë së re.

Por, Sejdiu tha se do të ishte i zhgënjyer nëse ndonjë deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa do të dilte kundër qëndrimeve të koalicionit.

“Do isha i zhgënjyer nëse jo vetëm Tahiri, por edhe ndonjë deputet tjetër do të dilte kundër qëndrimeve të koalicionit të gjerë. Është zhgënjim i madh”, deklaroi Dejdiu në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

E pavarësisht insistimit të gazetarit ndaj Sejdiut për të komentuar qëndrimin personal të deputetit Tahiri, ai foli për një AKR pa deputetin nga Ferizaj. Sejdiu foli vetëm për qëndrimin e AKR-së, duke e “lënë anash” qëndrimeve të partisë, deputetin Tahiri.

“Do ishte jo e drejtë të flasim në këtë rast, por anash z. Tahiri, unë besoj se AKR është e përcaktuar për qëndrimet e koalicionit LDK-AKR-Alternativa”, deklaroi Tahiri. /Insajderi.com