Haxhiu thotë se PAN-i po tallet me qytetarët

Haxhiu thotë se PAN-i po tallet me qytetarët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se kolacioni PAN po kërkon takime konsultative vetëm për të blerë kohë.

“Takimet konsultative janë vetëm në favor të koalicionit të panikut. Atyre ju duhen këto takime për të blerë kohë, për t’i bërë numrat në format më të pista të mundshme”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka shkruar se “kryesuesi i seancës konstituive, i ka të drejtat e plota për të thirrur seanca kurdo që e sheh të arsyeshme”, raporton Insajderi.

“Seanca e nesërme është thirrur në mënyrë kushtetuese dhe ne do të jemi të pranishëm. Thërras koalicionin e PANikut t’i ndërpresë talljet qe po i bëjnë me qytetaret, të vijnë ne Kuvend dhe te japin propozimin e tyre për Kryetar Kuvendi”, ka shkruar Haxhiu. /Insajderi.com