Kurti: PDK në panik po donë ta institucionalizojë krizën partiake

Kurti: PDK në panik po donë ta institucionalizojë krizën partiake

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeminisër, Albin Kurti, ka deklaruar se PDK me 11 qershor ka zbritur në pikën e saj më të ultë historikisht, duke arritur të siguroj vetëm 23 ulëse për deputet.

Sipas tij, në këtë parti ka krizë e cila po tentohet të të institucionalizohet, të bëhet krizë institucionale.

“Krizën e PDK-së si parti po orvaten ta transformojë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik“, shkruan Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Kurtit, ata që i kanë kapur institucionet duan që kriza e tyre t’i kaplojë institucionet, ndërkohë që populli “të vuajë e të presë, si pacient e në spital, të pasivizohet e të rikthehet në spektator, që shikon e dëgjon mjekun, tërë sy e vesh e… pa zemër”.

Kurti thotë se duke u vënë kurthe të tjerëve, PDK-ja ka pësuar vetë: nga fitorja në fitore, deri në humbjen përfundimtare.

“Prej tri kurtheve që u përgatisin të tjerëve, krerët e PDK-së tashmë bien vetë brenda në katër sosh. Kurthimi bëhet kurth për kurthuesin. Paul Valery thoshte: “Ruhu prej aftësisë më të madhe që ke, se ajo ta sjell fundin””.