Kryeministri në largim kompleton kabinetin me tre ministra të rinj

Kryeministri në largim kompleton kabinetin me tre ministra të rinj

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka njoftuar se kabineti është plotësuar me ministra të rinj.

Përvec Emanuel Demaj, që do të jetë në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, janë emëruar edhe Kurtan Kajtazi, ministër i Bujqësisë dhe Valentin Toçi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Emërimi i këtyre ministrave erdhi pasi që në mbledhjen e kaluar Mustafa liroi nga detyra ministrat që ishin zgjedhur deputet të Kuvendit nga zgjedhjet e 11 qershorit.