Mikullovci: Nuk do të ketë më konsultime, vetëm ftesa për seancë

Mikullovci: Nuk do të ketë më konsultime, vetëm ftesa për seancë

Katër seanca konstituive për Kuvendin kanë dështuar, koalicioni PAN nuk po merr pjesë, pasi ende nuk i ka numrat për kryetar të Kuvendit.

Kuvendi, ditën e hënë të javës se ardhshme përsëri ka thirrur seancë konsultative, mirëpo koalicioni PAN përsëri është deklaruar se nuk do të marri pjesë. E gjithë kjo, sipas PAN-it, po ndodhë sepse nuk po thirren në takim konsultativ të gjitha partitë për të vendosur për seancë.

Kryesuesi e seancës, Adem Mikullovci, i cili tha se seanca është caktuar, ndërsa a shkojnë a jo PAN-i nuk është problem i tij.

“Seanca është e caktume për të hënën. Seanca është caktu në marrëveshje me LAA-në dhe Vetëvendosjen, a vijnë apo nuk vijnë PAN ne nuk mundemi m’i bind”, u shpreh ai.

Mikullovci tha, as nuk do të provojnë mënyra të tjera për të “bindur” këtë koalicion të rri në Kuvend përveç ftesave që janë të njëjta për të gjithë deputetët.

“Nuk do mundohemi me sjell PAN-in në Kuvend, ftesa ekziston për gjithë deputetët për të gjitha partitë atëherë të obliguarit vijnë në mbledhje, nëse nuk vijnë nuk vijnë s’kemi cka bëjmë”, tha ai gjatë bisedës për Lajmi.net

“Bisedat konsultative që i kam pas me i majtë unë kanë ra poshtë definitivishtë, më konsultime nuk do të ketë, vetëm ftesa për seancë”, ka përfunduar Mikullovci