Zjarr në lagjen Bajr të Mitrovicës, digjet shtëpia dhe çatia e një shkolle

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka pranuar një informatë se në lagjen Bajr në Mitrovicë një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e kësaj, zjarri është përhapur edhe në një shkollë e cila gjendet afër.

Avni Zahiti, zëdhënës në policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, rastin e ka konfirmuan për Insajderin, duke thënë se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

“Sot gjatë ditës kemi marrë një informacion se një shtëpi është djegur, ku shkaktari i saj ende nuk dihet, ndërkaq përveç shtëpisë zjarri ka kapluar edhe çatinë e një shkolle”, është shprehur Zahiti.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë person të lënduar, kurse njësiti i policisë së bahsku me zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes./Insajderi.com