Haliti: Nevojitet një kryeministër trim që ta luftojë korrupsionin

Haliti: Nevojitet një kryeministër trim që ta luftojë korrupsionin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për televizionin publik ka thënë se Kosova nuk e ka pasur asnjë kryeministër që e ka luftuar seriozisht korrupsionin.

Sipas tij, Kosova nevojitet ta ketë një kryeministër trim që të luftojë me krejt forcën këtë dukuri dhe këtë nuk e ka bërë deri më tani as ish kryeministri tash presidenti Hashim Thaçi e as Isa Mustafa kryeministër i tanishëm.

“Shiko edhe Thaçi edhe Isa Mustafa të dytë janë deklaruar për korrupsion zero. Në qoftë se kanë deklaruar kështu, e kanë mundësinë dhe shansin që të bëjnë ligje të përshtatshme për ta luftuar korrupsionin. Por nevojitet një kryeministër trim për ta bërë këtë”, ka thënë Haliti në një intervistë për RTK-në.