
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, të cilit i takon ta udhëheqë atë për shkak të moshës, qysh në hapje të seancës ka thënë se në sallë janë vetëm 55 deputetë.
Po ashtu, aty kanë munguar deputetët e koalicionit PAN dhe ata të minoriteteve.
Duke e parë këtë situatë, Mikullovci ka dhënë 15 minuta pauzë për t’u kthyer më pas, ndoshta me mbylljen e seancës.
Ndonëse kishte reagim nga deputetët e pranishëm, Mikullovci ka kërkuar që të respektohen procedurat./Insajderi.com