PAN jep datën e seancës në të cilën thotë se do të marrë pjesë

PAN jep datën e seancës në të cilën thotë se do të marrë pjesë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në emër të koalicionit PAN, ka dhënë qëndrimin e tyre, duke e përmendur edhe datën se kur ky koalicion mendon se do të marrë pjesë dhe do ta propozojë kandidatin për kryetar.

Ai ka thënë se kandidati i vetëm i koalicionit PAN është Kadri Veseli.

Hoxhaj ka thënë se koalicioni PAN kërkon që seanca e radhët të mbahet javën tjetër më 24 gusht. Ai ka thënë se vetëm në këtë seancë koalicioni PAN do të marrë pjesë.

“Mendojmë se seanca e radhës në të cilën do të marrin  pjesë koalicioni jonë është 24 gushti, javën tjetër. Ne e kemi kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ai është Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj gjatë takimit konsultativ me partitë politike.

Ai ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit, m,mandatari Ramush Haradinaj do ta propozojë Qeverinë.

Hoxhaj ka kërkuar që deri më 24 gusht të mos caktohet asnjë seancë tjetër, në të cilën do të mbaheshin vetëm fjalime politike.

Për më tepër, Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e koalicionit PAN për mënyrën e organizimit të seancave deri më tani.

“Kur hyjmë në sallën e Kuvendit, aty duhet ta respektojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë ndër tjera Hoxhaj./Insajderi.com