
Sot një 59 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në fshatin Doberdol të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura njëra e tipit, “Audi Q7” dhe “Golf II”.
“Dy nga veturat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia raporton se dy ngasësit e automjeteve, me inicialet V.D, 36 vjeç dhe A.A 27 vjeç me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërsa trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të dituar se vetëm në shtatë mujorin e fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar mbi 4 mijë aksidente trafiku.
16 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 19 persona të vdekur
1.377 Aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe
3.045 Aksidente trafiku me dëme materiale.
Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëtarët e trafikut që të respektojn rregullat e trafiku, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik. /Insajderi.com