AAK-ja prezanton gjashtë kandidatë për kryetarë komunash

AAK-ja prezanton gjashtë kandidatë për kryetarë komunash

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot përmes një konference për media ka prezantuar emrat e gjashtë kandidatëve për kryetar komunash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Sipas kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, Bali Muharremi do të jetë kandidat i AAK-së për Suharekë, Smajl Latifin -Rahovec, Xhafer Gashi-Obliq, Zenun Elezaj-Klinë, Agron Kuqi-Junik dhe Bashkim Ramosaj-Deçan.

Më herët AAK-ja ka prezantuar kandidatin për Prishtinë, Arbër Vllahiu, për Gjakovë, Ardian Gjini, ndërsa për Pejën, Fatmir Gashi.