Rikthimi i vazave për Shqipërin, Bushati akuzon “gjinkallat”

Rikthimi i vazave për Shqipërin, Bushati akuzon “gjinkallat”

Ditën e djeshme një lajm për rikthimin e mundshëm të rregjimit të vizave për Shëipërinë nga ana e Hollandës, alarmoi të gjithë figurat politike të Shqipërisë, e sidomos ato të opozitës.

Lajmi u publikua nga një media shqiptare, e cila kishte siguruar një memo të policisë dhe prokurorisë Hollandeze, e cila i këshillonte qeverisë rikthimin e regjimit të vizave mes këtij shteti dhe Shqipërisë. Arsyeja? Rritja e kriminalitetit të grupeve shqiptare në Hollandë.

Mbi këtë lajm reaguan thuajse të gjithë eksponentët e opozitës shqiptare, duke e cilësuar si një ngjarje të kobshme për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Këtë të dielë, në lidhje me këtë çështje ka folur dhe  Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj, e cila është shprehur se nga Hollanda nuk ka patur asnjë ankesë dhe se vizat për shqiptarët nuk do të rikthehen.

Por reagimi më i rëndësishëm është ai i Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i bërë vetëm pak minuta më parë. Bushati nuk shkruan nëse do të rivihen apo jo vizat për shqiptarët, por ironizon të gjithë ata politikanë që ngritën alarmin se diçka e tillë mund të ndodhte. Me një gjuhë diplomatike, Bushati ka hedhur poshtë të gjitha lajmet se regjimi i vizave do të rikthehet për shqiptarët.

Bushati i quan kritikuesit gjinkalla të dëshpëruara që po i kalojnë ethet e gushtit me klithma.

Madje kryediplomati shqiptar shkruan në postimin e tij të shkurtër në rrjetin social se i uron shërim të shpejtë atyre.