Ndërroi jetë ish-kryeministri Bajram Rexhepi

Ndërroi jetë ish-kryeministri Bajram Rexhepi

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepii i cili që një kohë është në Turqi duke u shëruar.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish-kryeministrit.

Thuhet se ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Për një kohë të gjatë ai ka qenë në gjendje kome, i cili ishte shtrirë në QKUK, por më pas është dërguar për shërim në Turqi.