
Një nënë e re thuhet se u mbyt menjëherë pas lindjes duke u ‘copëtuar në gjysmë’ nga një ashensor.
Familja e nënës 25-vjeçare ka treguar se ajo po lëvizte me ashensor, por diçka shkoi keq dhe trupi i saj u nda në dysh.
Rocio Cortes Nunes thuhet se po udhëtonte nga kati i dytë në katin e tretë të spitalit Virgen de Valme në Sevilje, në Spanjën jugore. Mediat lokale raportojnë se babai i gruas së re bërtiti: “Vajza ime u vra!”.
Zonja Nunes la pas tri vajza: Carmen, pesë vjeç, Rocio, katër vjeçe dhe të sapolindurën Triana.