“Sot mbizotëron njerëzorja” – Ahmeti i shpreh ngushëllime familjes së Bajram Rexhepit

“Sot mbizotëron njerëzorja” – Ahmeti i shpreh ngushëllime familjes së Bajram Rexhepit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë sot në mëngjes.

Ahmeti ka thënë se “sot mbizotëron njerëzorja” me rastin e vdekjes së Rexhepit.

“Mund të (mos)pajtohemi për rolin politik të secilit individ, por sot mbizotëron njerëzorja. Ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit”, ka thënë Ahmeti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, që një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Turqi. Vdekja e tij është konfirmuar sot nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu. /Insajderi.com