
Natën në mes të të dielës dhe të hënës, persona të panjohur kanë depërtuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Me këtë rast, janë vjedhur pajisjet e videokontrollimit, të instaluara në ambientet e Konsullatës, shprehen zyrtarët e Konsullatës.
“Në mëngjes kur kemi filluar punën, kemi vënë re gjurmë të dyshimta në zyrë prandaj kemi alarmuar policinë. Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, ajo ka ardhur në përfundimin se në lokalet tona ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Ajo që është konstatuar është se janë vjedhur pajisjet për video-kontrollim”, thonë për albinfo.ch zyrtarët e Konsullatës së Republikës së Kosovës.