
Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili arriti para pak çastesh në Aeroportin e Prishtinës, përveç tjerësh, atë kanë dalë ta presin edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ish-kryeministri Rexhepi ndërroi jetë dje në orët e hershme të mëngjesit në një spital në Turqi, ku po merrte trajtim mjekësor.
Ai kishte pasur sulm në tru, duke e kthyer atë në gjendje kome deri në çastet e vdekjes.
Fillimisht ishte shtrirë në QKUK, por më pas ishte dërguar për shërim në Turqi./Insajderi.com