
Shefqet Kameraj, polic i Kosovës, është i dyshuar për vrasjen që ndodhi paraditen e se hënës në Komunën e Deçanit, ka mësuar Insajderi nga burimet e veta.
Në anën tjetër, këto burime thonë se viktima është Hilmi Lufaj.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e vrasjes por është raportuar se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
I kontaktuar nga Insjaderi, Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, nuk ka dashur të tregojë emrat e të përfshirëve në këtë ngjarje./Insajderi.com