
Rifat Deri është kandidati i partisë parlamentare, Alternativa, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Komunën e Prishtinës.
Deri, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte pjesë përbërëse e ekipit të Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2013 – kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Komunën e Prishtinës në balotazh ndaj LDK-së.
Ai ishte pjesë përbërëse e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në zgjedhjet e 2013-s.
E katër vjet më vonë, Rifat Deri do ta sfidojë zyrtarisht kryetarin aktual të komunës, Shpend Ahmetin, raporton Insajderi.
Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda, e konfirmojë sot kandidimin e Derit në Komunën e Prishtinës. /Insajderi.com