Ky është kandidati i AKR-së për Ferizajn

Aleanca Kosova e Re ka vendosur që si kandidat për kryetar të Ferizajt ta nominojë Amir Rexhepin.

Ky është kandidati i AKR-së për Ferizajn

Pretendenti për postin e të parit të këtij qyteti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar kryetarin e degës së kësaj partie në Ferizaj, Labinot Tahirin dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

“Miq te dashur, nga dega e AKR-se ne Ferizaj, kam marre mbeshtetjen qe ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen me 22 tetor, te jem kandidat per kryetar te Ferizajt”.

“Falenderoj kryetarin e degës Labinot Tahirin dhe presidentin e AKR-së Behgjet Pacollin për besimin që ma kanë dhënë që të jem kandidat për kryetar të Ferizajt. Së bashku do të angazhohemi që t’ia kthejmë dinjitetin qytetit të Ferizajt. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Rexhepi është historian me profesion.