Një vit pas vendimit për pezullim të licencës, gjinekologia vazhdon punën

Një vit pas vendimit për pezullim të licencës, gjinekologia vazhdon punën

Moskomunikimi i departamenteve të ndryshme brenda Ministrisë se Shëndetësisë ka bërë që vendimet që merren në këtë institucion të mos bëhen të ekzekutueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth një vit me parë Bordi Etik që vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë pati marrë vendim që t’ia pezullonte licencën gjinekologes Teuta Hadri, për shkak që kjo mjeke kishte dështuar që të identifikonte gjatë shtatzënësisë së një gruaje nga Prishtina se foshnja e saj do të lindte pa duar e këmbë (shputa e shuplaka). Një gjë të tillë nëna e pati kuptuar vetëm pas lindjes.

Gabimi profesional fillimisht ishte evidentuar nga një kolegjium i profesionistëve të kësaj fushe, ndërsa me pas pezullimi i licencës ishte vendosur nga Bordi për Etikë.

Por rreth një vit me vonë, prej kur Hadri do të duhej të ishte pezulluar, vendimi nuk është ekzekutuar.