Diplomatët serbë kthehen në Shkup

Diplomatët serbë kthehen në Shkup

Sipas medieve serbe, diplomatët serb sot do të fillojnë të kthehen në Ambasadën në Shkup. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe homologu i tij maqedonas pritet që të premten të takohen në Nish.

Ata do të fillojnë zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me qëllim të përmirësimit  të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve.

Siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, pas një bisede telefonike në mes Daçiq dhe Dimitrov, sot do të fillojë të bëhet kthimi i stafit të ambasadës në Shkup si dhe kthimi i ambasadorit të Serbsië është planifikuar të bëhet  me 31 gusht, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Pas kthimit në Shkup, ambasadori pritet të kërkojë një takim me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, por më 1 shtator.