Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thirrur mbledhje të kryesisë për sot e cila ka përfunduar para pak çastesh.
Të gjithë anëtarët e kryesisë kanë dalë nga selia qendrore e partisë pa dhënë ndonjë deklaratë për media.
Kjo mbledhje vjen pak para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit që pritet të nisë prej orës 10:00.
Në këtë seancë mund të ketë të papritura, përderisa asgjë nuk është e sigurt nëse do të zgjidhet kryetari i Kuvendit.
Kështu ka lënë të kuptohet dje Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN. Ai ka thënë se ekziston mundësia që sot të mos e nisin punën.