Hoti propozon tryezë politike për dalje nga kriza

Hoti propozon tryezë politike për dalje nga kriza

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së ka thënë se vonesa e institucioneve po pengon shumë procese ekonomike në vend.

“Programi me FMN-në tani ka përfundur dhe tani ne nuk mund të tërheqim 15 milionë euro”, tha Hoti.

“Ne kemi një qeveri të përgjegjshme që po kujdeset për të mos ngecur proceset derisa të bëhet qeveria e re. Duhet të them edhe një herë qartë se është bërë një monopolizim nga dy persona që po duan me çdo kusht të vijnë në dy pozita drejtuese të vendit. Ata duhet ta thonë hapur se nuk kanë shumicën për të zgjedhur as kreyparlamentarin, as  kryeministrin”, tha Hoti.

Hoti tha se pas kësaj senace vendi po futet në krizë të thellë institucionale. “Mendoj se pas sot nuk ka efekt të thirret më seancë konstituive. Ne duhet të ulemi të gjitha subjektet në një tryezë politike për të gjetur rrugëzgjidhjen kushtetuese për të dalë nga kriza”, ka thënë Hoti.