
Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje në fjalën e tij tha PAN duhet ta caktoj një kandidat tjetër dhe jo Kadri veselin për tejkalimin e krizës.
“I nderuar kryeues, unë pata një pyetje të thjeshtë, pse nuk po matesh, a i ke 61 deputetë. Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë ët drejtën ekskluzive, pse nuk del të matesh. Nëse nuk del, ka në mesin tuaj të deputetëve të PAN-it që i marrin ato vota. Ka deputet të PAN-it që unë e votoj. Pra ose e kandidoni Kadri Veselin dhe nuk e votojmë, ose e caktoni një kandidat tjetër dhe ne e votojmë”, ka thënë Kurti, i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Sa u përket aktivistëve tanë, ju kujtoj se ata janë liruar dje dhe ky po dëshmon se nuk mundi të luajë rolin e prokurorit dhe gjykatësit. Astrit Dehari është mbytur në burg. Është qeveria e Vetëvendosjes që do ta depolitizojë drejtësinë dhe do ta ndriqojë këtë rast”, tha Kurti.