Ismaili: Momente të bukura kur Kadri Veseli ndihet i pafuqishëm 

Ismaili: Momente të bukura kur Kadri Veseli ndihet i pafuqishëm 

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, u është përgjigjur akuzave të Kadri Veselit, i cili tha se “Fisi ka pare më shumë se krejt na”.

Në Facebook, Ismaili i ka përjetuar me gëzim momentet e Veselit në Kuvend, duke thënë se është bukur kur Kadri Veseli ndihet i pafuqishëm. Ndërsa, thotë se do t’i prezantojë të ardhurat dhe pasurinë e tij së shpejti.

Komenti i plotë:

Momentet më të bukura në Kuvend janë kur Kadri Veseli ndihet i pafuqishëm edhe edhe vetë ia nxjerrë vetes e dostave duçat. Na akuzoi që po bajmë fushatë, pa e dijtë që ai vetë po na ban fushatën ma të mirë. Flm, Kadrrush.

Për të ardhunat e mia, në statusin e rradhës, veç dej t’e nxjerri deklarimin e pasunisë, meqë u krye seanca pa mu dhanë fjala.