Policia e Kosovës njofton se në rr. “Binq” në Debëllde në kufi me Maqedoninë është parandaluar një rast i kontrabandës me produkte ushqimore.
Raportohet se Njësiti policor kufitar gjatë patrullimit rrugëve dytësore , ka hasur në një automjet me targa lokale të fshehur në shkurre.
“Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar paketime me prodhime te mishit të derrit të prodhuara në Maqedoni. Vetura dhe malli janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës”, thuhet në raportin e policisë.