
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, të cilët dyshohen se më 3 korrik të këtij viti kanë sulmuar një shtetas holandez, të cilin poashtu e kanë plaçkitur.
E.S., F.K. dhe J.K “me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 Euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Me këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale grabitja, nga neni 329 paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK, thuhet tutje në komunikatë.