Nënkryetari i AKR-së falënderon Kadri Veselin

Nënkryetari i AKR-së falënderon Kadri Veselin

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka falenderuar liderin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili në seancën e djeshme tha se do ta pranojë Albin Kurtin për kryetar kuvendi, po qe se arrin t’i sigurojë 61 vota.

Ai në një prononcim për “zeri.info”, ka thënë se kjo deklaratë e Veselit që ta pranojë një kandidat tjeter dhe të tërhiqet, është e mira e vetme që ndodhi në kuvend.

“E falënderoj edhe Kadri Veselin, i cili tha se nëse i bëjnë 61 vota, ai do të tërhiqet nga gara për të parin e parlamentit. Kjo është e mira çka ka dalë nga kuvendi, asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Bahtiri më tej, u shpreh optimist se shumë shpejt do të zgjidhet kryetari i kuvendit. “Unë mendoj se numrat do të jenë shumë shpejt, të ketë zhbllokim të kryetarit të parlamentit. Unë mendoj se është japur mundësia që do të lëshojnë rrugë nëse bëhen 61 vota”, ka potecnuar ai.