Kusari-Lila flet për takimin mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

Kusari-Lila flet për takimin mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, doke komentuar bisedimet mes LDK-së e VV-së ka thënë se bisedimet këto bisedime mes dy partive janë të domosdoshme, dhe se edhe më parë janë kërkuar që të vazhdohet me bisedime.

Kusari- Lila më tej ka thënë se Alternativa e AKR do të jenë të përfshira në këto bisedime.

“Bisedimet mes LDK-së e VV-së janë të domosdoshme, janë diçka për të cilën ne kemi bërë thirrje edhe më herët. Edhe ne jemi të përfshirë në këto diskutime, jemi në bisedime edhe me AKR-në, do të thotë me të gjitha palët pra janë në kontakt”, ka thënë Lila për Gazeta Blic.

Pas përfundimit të këtyre bisedimeve ajo ka thënë se pret të ketë rezultate, të cilat dërgojnë deri të formimi i institucioneve dhe dalja nga kriza politike.

“Pasi kanë nisur bisedimet, presim me pas rezultat konkret dhe të fillojmë me proceset shumë të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve”, është shprehur ajo.

Ndryshe sot Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje kanë nisur sot bisedimet për harmonizim të programeve dhe me qëllim sigurimit të 61 vota si opsion alternativ qeverisës ndaj PAN.