Kosovari që qëndroj 7 muaj në burg për terrorizëm: Dua t’i kërkoj falje Papa Françeskut

Kosovari që qëndroj 7 muaj në burg për terrorizëm: Dua t’i kërkoj falje Papa Françeskut

Samet Imishti nga fshati Rezhancë i Hanit të Elezit u arrestua më 1 dhjetor të vitit 2015 për shkak të disa komenteve të bëra kundër Papa Françeskut. Ai ishte burgosur për shtatë muaj në qytetin e Breshias në Itali.

Një vit e gjysmë pas arrestimit dhe mbajtjes së shtatë muajve burg, Imishti thotë se dëshiron t’i kërkojë falje Papa Françeskut.

“Unë kam një ëndërr: t’i kërkoj falje Papa Françeskut. Vëllai im dhe unë kurrë nuk menduam ta lëndonim atë”, ka thënë sot Imishti, raporton gazeta Brescia.Corriere.it.

Imishti në vitin 2015 kishte thënë se “ky Papë do të jetë i fundit”, duke iu referuar Papa Françeskut.

Tani, Samet Imishti jeton në Kosovë, ku edhe punon. /Insajderi.com