Tenton të udhëtojë me pasaportë të huaj serbe

Tenton të udhëtojë me pasaportë të huaj serbe

Policia ka bërë të dikur se dje ka ndaluar një person i cili ka tentuar të udhëtojë përmes Aeroportit të Prishtinës për në Hanover.

Sipas policisë, personi ka prezantuar një pasaportë serbe që dyshohet të jetë i dikujt tjetër.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës për në Hanover me ç’rast  në kontroll të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë serbe që dyshohet se i përket dikujt tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit i është anuluar fluturimi  dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Insajderi.com