Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Sot është dita e parë e javës ,e gjykuar sipas ecurive sinoptike, java do të fillojë me një ditë me mot të kthjellët e të nxehtë.

Temperaturat do të lëvizin në mes 15 e 31 gradë Celsius. E, nesër pritet që gjendja të ndryshojë. Meteorologët për të martën, parashohin mot të vranët.

Kohë pas kohe pritet të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndieshme, ato do të sillën në mes 12 e 21 gradë Celsius. Vranësira do të vazhdojnë edhe të mërkurën, por gjasat për reshje shiu do të jenë të vogla.

Në pjesën tjetër të javës pritet të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, por maksimalja nuk do të kalojë mbi 29 gradë Celsius.