
Policia ka arrestuar një person të dyshuar shtetas Armen në Aeroportin e Prishtinës pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën Sllovene e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth 22:30.
Policia njofton se dokumenti i të dyshuarit është konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com