
Në mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një bankë në qytetin e Fushë-Kosovës, në rrugën “Nënë Tereza”.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhëndëse në Policinë e Kosovës.
Policia është në vendin e ngjarjes si dhe shumë shpejtë do të dalin me detaje të tjera rreth këtij rasti ka thënë Ahmeti për Insajerin.