Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit.
Në konferencën për shtyp të PDK-së, nënkryetari i kësaj partia, Uran Ismaili deklaroi se “kriminelët e Vetëvendosjes” e rrahën bashkëshorten e anëtarit të PDK-së për shkak se Blerand Stavileci nuk mendon sikurse ata.
“Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe anëtarit të partisë tonë, z. Blerand Stavileci”, ka thënë Ismaili, raporton Gazeta Online Insajderi.
Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, bashkëshortja e Stavilecit është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.
Vitore Stavileci ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK). /Insajderi.com