Pas arrestimit të serbit për krime lufte, Lista Serbe ka një kërkesë për ndërkombëtarët

Pas arrestimit të serbit për krime lufte, Lista Serbe ka një kërkesë për ndërkombëtarët

Lista Serbe e ka konsideruar si të pabazë arrestimin e Bogdan Mitrocicit dhe si një tjetër dëshmi përmes të cilave shqiptarët po i trembin serbet në Kosovës.

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përfshihen në këtë rast dhe të parandalojnë keqtrajtimin e tij.

“Çdo vit ne dëshmojmë se serbët në Mushtisht janë duke u keqtrajtuar dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë vetëm shikojnë se si po shkelen  të drejtat e njeriut. Me këtë rast ne pyesim veten, se a janë këto vlerat evropianë që po përfaqësohen në Kosovë?”, thuhet në deklaratë, transmeton arbresh.info.

Ata theksojnë se populli serb nuk duhet të frikësohet nga kjo sjellje dhe se Lista Serbe do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe demokratike për t’u dëgjuar zërat e njerëzve të pafajshëm.

“Ne jemi të bindur në luftën tonë për një jetë dinjitoze dhe do të vazhdojmë të marrim të gjithë mbështetjen nga shteti jonë, Serbia”, thuhet në deklaratë.