Ka vdekur në QKUK i aksidentuari i para disa ditëve në fshatin Sibovc të Podujevës.
S.P 30 vjeçar kishte qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Sipas policisë viktima ka vdekur sot rreth orës 12:30, në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK, ku ka qenë duke u trajtuar.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.