Limaj sheh diçka pozitive në krizën aktuale politike

Limaj sheh diçka pozitive në krizën aktuale politike

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se skena politike në Kosovë mund të marrë mësim nga situata aktuale politike në vend.

Sipas tij, kriza e krijuar nga pamundësia për të formuar institucionet tre muaj pas zgjedhjeve “lë hapësirë që vendi të pjeket politikisht”.

“Situata e tilla pjekin partitë politike, drejtuesit politikë, deputetët. Ndihmojnë që në të ardhmen të mos na paraqiten këto situata”, ka thënë Limaj.

“Pa u sfiduar nuk e dimë nëse kemii një kushtetutë të mirë apo ligje të mira,” ka shtuar ai.

Në një intervistë për RTK-në, Limaj thotë se lajmi më pozitiv në këtë situatë janë zgjedhjet e lira, duke shtuar se votuesit kanë dhënë mesazhe të qarta partive politike. Sipas tij, tani është në përgjegjësi të tyre t’i lexjonë mirë këto mesazhe, sepse në të kundërtëna ta mund të ndëshkohen në të ardhmen./Insajderi.com