
Deputeti shqiptar në Maqedoni nga partia e Bashkimi Demokratik Shqiptar, Artan Grubi është fotografuar duke qëndruar së bashku me gazetarët kosovar të liruar pasi u arrestuan nga Policia e Maqedonisë pasi po xhironin ndërtesën e Parlamentit të këtij shteti.
Kryeredaktori i gazetës Express, Leonard Kerquki ka publikuar këtë fotografi së bashku me gazetarët e arrestuar Artan Haraqinë, Halil Halilin dhe me Grubin që është edhe shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Partia BDI është pjesë e Qeverisë Gruevski, që menaxhon me Policinë që arrestoi gazetërt, por kjo se ka penguar Grudin që të pajtohet me konstatimin e kryeredaktorit Kerquki se Maqedonia nuk është shtet demokratik.
“Një falendërim të veçantë për Ambasadorin Ylber Hysen, Zëvëndësministrin e Brendshëm Agim Nuhiun dhe mikun tim, deputetin Artan Grudi i cili pajtohet me mu se ka edhe shumë punë që Maqedonia të behet shtet demokratik”, ka shkruar Kerquki në postimin e tij në Facebook.
Sipas këtij postimi, të tre gazetarët e Express-it përfshirë edhe Ilir Ajdinin, janë mbajtur tri orë në një stacion policor në Shkup./Insajderi.com