Në mesditën e së martës, mediat në Maqedoni raportuar për një shqetësim të thellë të Bashkimit Evropian sa i përket lirisë së medieve në këtë vend dhe qysh pasdite argumentoi këtë shqetësim.
Arrestoi tre gazetarë të Gazetës Express nga Kosova, vetëm pse po xhironin objektin e Parlamentit të Maqedonisë duke i liruar vetëm pas tri orëve.
Kishte qenë pikërisht eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn që kishte vlerësuar se liria e medieve ishte dhe ngelet njëra prej prioriteteve të agjendës reformuese të Komisionit Evropian në bashkëpunim me Maqedoninë në korniza të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.
“Gjatë të gjitha kontakteve tona në mënyrë të vazhdueshme kemi përmendur se e drejta e medieve është që të përcjellin informacione dhe ide nga interesi publik dhe e drejta e opinionit që t`i marr ato nuk guxon që të ndikohet politikisht duke u përzier në politikën redaktuese dhe punën e gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, sqaroi Hahn në një përgjigje që i kthente presidentit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Mogens Bjergard.
Bjegard ka fundi i muajit shkurt i ishte dërguar një letër Komisionit Evropian ku kërkohej që ky institucion evropian të angazhohej më shumë për reformat mediale në Maqedoni, si parakusht për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe kredibile.