Banorët e Shipitullës bëhen gati t’i lirojnë pronat

Banorët e Shipitullës bëhen gati t’i lirojnë pronat

Banorët e Shipitullës po bëhen gati për t`i liruar pronat në të cilat do të nxirret qymyri që do të shërbejë për sigurimin e energjisë elektrike. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim t`i shpronësojë ato prona, por pronarët megjithatë nuk janë të kënaqur.

Ardian Mjeku, nuk e ka pritur mirë vendimin për shpronësim të pronave në fshatin e tij, në Shpitullë.

Thotë se deri tash nuk ka biseduar askush me ta dhe nuk e dinë me çfarë kushtesh do të shpronësohen.

Ai është ndër të parët që duhet t`i liroj pronat, për t`i lënë vend zgjerimit të mihjes sipërfaqësore.

Ardian Mjeku, banorë i Shipitullës Përfaqësuesi i lagjës Mjeku, Nexhmedini thotë se fatkeqësisht vendimi i Qeverisë nuk shkon në favor të banorëve.

Nexhmedin Mjeku, përfaqësues i lagjës Mjeku Qeveria e Kosovës, ka marr vendim sot për shpronësimin e 11 pronave në një pjesë të fshatit Shipitullë. Kjo i hap rrugë, KEK-ut për të rifilluar furnizimin e termocentraleve me thëngjill, njofton RTK.

Isa Mustafa, Kryeministër në detyrë i Kosovë Ferat Shala, Ministër në detyrë i Planifikimit Pasi ka dështuar Korniza për Politikë të Zhvendosjes, Korporat Energjetike e Kosovës, ka kërkuar Ministria e Planifikimit, shpronësimin e të gjithë fshatit, Shipitullë. Ministria synon që deri në fund të viti, ky fshat me mbi 200 shtëpi të shpronësohet