“E kam qeshur e tallur Skënderbeun, por kur pashë që e zunë me perde…”

“E kam qeshur e tallur Skënderbeun, por kur pashë që e zunë me perde…”

“Jam tallur aq shumë me Skënderbeun sa pa dyshim e ka tepruar, por kur pashë se sot ma kishin zënë me perde që të mos shihej…”

Kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale të Shqipërisë, Artan Lame i bashkohet personave që mendojnë se këtë të premte u konsumua një akt i turpshëm i mbulimit të stutatujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Skënderbeu u mbulua nga organizuesit myslimanë të lutjes së Bajramit në sheshin kryesor të Tiranës.

Sipas Lames, pavarësisht se ai nuk e ka ndalur kritikën dhe ironinë për Skënderbeun si një person historik, (dhe jo si një mit), sërish kjo e premte e “detyron” atë që të thotë: “Je suis Scanderbeg” (Edhe unë jam Skënderbe).

Për më tepër lexoni statusin e plotë: