Çollaku: SHBA-ja të përfshihet në dialog, ekipin ta udhëheq Presidenti

Çollaku: SHBA-ja të përfshihet në dialog, ekipin ta udhëheq Presidenti

Bekim Çollaku, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas themelimit të institucionet do të krijohet Ekipi i Unitetit për të dialoguar me Serbinë.

Sipas Çollakut, në këtë fazë fare është tash udhëheqës i tij do të jetë Presidenti dhe lehtësues e saj BE, mirëpo kanë kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

“Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket rolit ndërmjetësues apo lehtësues. Pra, vazhdon të mbetet BE-ja, ajo që e lehtëson këtë proces. Mirëpo, ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit”, tha ai në një bisedë për GazetënExpress.

I pyetur lidhur me përfshirjen edhe të Rusisë në këtë proces, Çollaku ka thënë se nuk mund të paragjykojnë përfshirjen ndonjë shteti  tjetër në këtë proces.

“Kjo në masë të madhe do të varet nga rëndësia dhe implikimet e këtij procesi në arenën ndërkombëtare….ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit”, tha ai.

Sipas Çollakut kjo fazë e fundit e këtij procesi, do të jetë normalizimi i plotë që nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia është një kafshatë shumë e madhe e hidhur e cila duhet të gëlltitet nga Serbia. Ndoshta, Serbia edhe do të mund të bëjë një gjë të tillë, mirëpo, është e sigurt se do të kërkojë që edhe Kosova të gëlltisë një pjesë të hidhur për t’u arritur marrëveshje historike për normalizim e pajtim”.

:Kjo është tema thelbësore, ndërsa, çdo çështje tjetër që do të mund të diskutohet, do të futet në korniza të kësaj marrëveshje përfundimtare. Procesi përpara është i vështirë dhe mjaft i komplikuar. Mirëpo, paraqet një mundësi si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë për të arritur paqen e qëndrueshme. Prandaj, palët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që të mos ta humbasin këtë mundësi historike”, ka thënë Çollaku.