Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë qëndruar në regjionin e Vërrinit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas homazheve në Jeshkovë, Kryetari Veseli dhe Totaj, kanë qëndruar në familjet e heronjve, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.
Regjioni i Vërrinit, gjatë Luftës Çlirimtare ishte zonë tejet e rëndësishme ushtarake dhe civile, banorët e së cilës dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje të ushtarëve dhe udhëheqësve çlirimtarë.
“Bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot qëndruam në regjionin e Vërrinit për nder të Epopesë së UÇK-së. Pas homazheve në fshatin Jeshkovë, vizituam familjet e nderuara të heroit Xhevat Berisha dhe heroit Agim Shala”, tha Veseli.
“Mirënjohës ndaj mikpritjes së gjithhershme të banorëve të kësaj ane të cilët edhe gjatë luftës, por edhe në liri dhanë e japin kontribut të vazhdueshëm për ndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryetari Veseli. /Insajderi.com