AAK: Marrëveshja me AKR-në punë e kryer

AAK: Marrëveshja me AKR-në punë e kryer

Letra që lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dërguar të gjithë anëtarëve të Kryesisë së partisë së tij, për të arsyetuar vendimin për të hyrë në qeveri me PAN-in dhe se do ta mbështesin Ramush Haradinaj për kryeministër, ka bërë që partia e Haradinajt, ta quaj “punë të kryer” lidhjen e një marrëveshje me AKR-në.

“AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur”, ka thënë Pacolli në letrën e tij.

Pacolli: Po bëjmë marrëveshje me Ramush Haradinajn

E Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, ka thënë se ky qëndrim është një fakt që tregon se lidhja e një marrëveshje mes PAN-it dhe AKR-së është punë e kryer.

“Pacolli asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të bashkëpunuar me zotin Haradinaj. Kemi biseduar shumë herë me Pacollin dhe AKR-në në mënyrë që të gjejmë një formulë të qëndrueshme që do të jetë dhe kjo është punë e kryer”, ka thënë Nitaj/Insajderi.com