Shpërblehen sekserët, bëhen pjesë e qeverisë

Shpërblehen sekserët, bëhen pjesë e qeverisë

Koalicionit mes Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA, do t’i bashkohen në qeverinë e ardhshme edhe sekserët e PAN-it, Ukë Rugova dhe Dardan Gashi. Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me AKR-në.

Veseli ka thënë se këtij koalicioni do t’i bashkohet edhe një listë, të cilën ai e ka quajtur “Lista Rugova”.

“Fuqizimi i shtetit dhe sovranitetit tonë do të jenë prioritetet tona. Ky është implementimi i votës së 11 qershorit. Brenda ditësh [do të formohen institucioneve v.j], tani jemi me partnerët e koalicionit të gjithë bashkarisht. Është mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, z. Limaj, edhe presidenti Pacolli. I kemi edhe partnerët e tjera nga komunitetet dhe e kemi partneritetin tonë me kolegët nga Lista Rugova”, ka thënë Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Veseli ka thënë se kjo marrëveshje për koalicion i shërbën qytetarëve të Kosovës.

“Është një marrëveshje për qytetarët e Kosovës për orientimin tonë perëndimor dhe përspektivën e punësimit për të rinjtë tanë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tonë. Ky koalicion është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të punojmë bashkërisht”, ka thënë kryetari i PDK-së. /Insajderi.com