Presidenti i Kosovës ende nuk i ka shkëputur lidhjet me ish-partinë e tij, PDK. Sidomos me njërin nga personazhet më të komentuarua për skandalin e përgjimeve, ish-shefine grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.
Ai ka kaluar pasditen e së martës me protagonistin kryesor të skandalit të përgjimeve “Dosja e Shefave”, Adem Grabovcin, që është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për skandalin e përgjimeve.
Në disa fotografi të publikuara në Facebook nga Valon Grabovci, nipi i anëtarit të PDK-së, shihet presidenti Thaçi së bashku me zyrtarët e PDK-së, tek shëtitin bjeshkëve të fshatit Haxhaj në Rugovë të Pejës.
Dosja e Shefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta në institucionet e shtetit
Përveç Grabovcit, në këtë “piknik” në Bjeshkët e Rugovës bashk me presidentin Thaçi ishin edhe me protagonistin tjetër të përgjimeve: Sami Lushtakun.
Dosja e Shefave IV: Koordinimi i Thaçit e Grabovcit për bllokimin e reciprocitetit me Serbinë
Me ta ishte edhe Ramiz Lladrovci, kryetari në largim i Komunës së Drenasit, raporton Insajderi.