Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Hardinaj nuk do të bëjë kompromise me Listën Serbe për themelimin e qeverisë.
“Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtezuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Nitaj në Facebook.
Sipas tij, Haradinaj për hirë të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, “por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij”.